SHBA – DASH: Suedia zyrtarisht anëtare e NATO-s

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 mars /ATSH-DPA/- Suedia i është bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s si anëtarja e saj e 32-të, njoftoi sot qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Protokolli i Traktatit të Atlantikut të Veriut për pranimin e Suedisë ka hyrë në fuqi”, tha sot në një njoftim zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pranimi i Suedisë në Aleancë do të thotë që të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për të mbrojtur vendin nëse sulmohet, dhe anasjelltas.

Suedia gjithashtu sjell me vete një industri të konsiderueshme të mbrojtjes që tashmë furnizon disa vende të NATO-s.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të bashkohen në NATO në maj 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill 2023.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like