SHBA – Blinken sërish në Izrael për bisedime

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 20 mars /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Izrael në fund të javës, ndërsa mosmarrëveshjet midis Uashingtonit dhe qeverisë izraelite për luftën në Gaza intensifikohen.

“Izraeli ka bërë rrugën e tij përmes pjesëve veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, duke ndjekur terroristët islamikë të Hamasit, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi 30 000 civilëve”, sipas zyrtarëve shëndetësorë të kontrolluar nga Hamasi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ushtria e tij tani do të shkonte në Rafah afër kufirit me Egjiptin, ku Izraeli beson se ndodhen terroristët përgjegjës për masakrën e 7 tetorit, ku u vranë mbi 1200 persona brenda shtetit hebre dhe ku u morën rreth 240 pengje.

Megjithatë, SHBA-ja mendon se kjo do të rezultojë në një gjakderdhje masive mes raporteve se mbi 1 milion njerëz janë strehuar atje pasi u larguan nga sulmi i Izraelit në zona të tjera të rripit.

“Blinken do të diskutojë me qeverinë izraelite dhe udhëheqjen e saj negociatat në vazhdim për të siguruar lirimin e pengjeve”, tha sot një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me vizitën e Blinken në Izrael.

“Ai do të diskutojë nevojën për të mposhtur Hamasin, duke përfshirë në Rafah në një mënyrë që ne besojmë se do të mbrojë popullsinë civile dhe nuk do të pengojë dhënien e ndihmës humanitare dhe do të avancojë sigurinë e përgjithshme të Izraelit”, tha zyrtari. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like