SHBA – Blinken: Nevojiten masa urgjente kundër dhunës së kolonëve

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 17 nëntor /ATSH-ANSA/ – Diplomati amerikan Antony Blinken i bëri thirrje Izraelit të marrë masa urgjente për t’i dhënë fund dhunës së kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Blinken e bëri thirrjen pas një bisede telefonike me Benny Gantz, një lider i opozitës izraelite që iu bashkua kabinetit të luftës të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

”Blinken theksoi nevojën urgjente për të marrë hapa konkretë për të zbutur tensionet në Bregun Perëndimor, duke përfshirë adresimin e niveleve në rritje të dhunës nga kolonët ekstremistë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.

Blinken foli gjithashtu me Gantz për përpjekjet diplomatike për të liruar pengjet e Hamasit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like