SHBA – Biden telefonon Zelenskyn për të garantuar mbështetjen amerikane ndaj kauzës ukrainase ​

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar presidentin ukrainas Volodymr Zelensky për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës përpara përvjetorit të dytë të pushtimit brutal të Rusisë.

Udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se ushtria e Kievit u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municion për shkak të pakësimit të furnizimeve për shkak të mosveprimit të kongresit, gjë që i lejoi Rusisë fitimet e para të dukshme në terren për muaj të tërë.

Në një postim në X Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës që kishte mbështetjen e plotë të Presidentit Biden.

Udhëheqësi ukrainas më pas shtoi se “të mbështesësh Ukrainën do të thotë të mbështesësh demokracinë dhe lirinë. Së bashku duhet t’i mbrojmë këto vlera”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdërtimi i Zonës së Lirë Ekonomike në Kashar, Rama: Stacion i shumë bizneseve ndërkombëtare


You may also like