SHBA – Biden: Të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 12 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden tha sot se pret që Irani të nisë një sulm kundër Izraelit.

Ai tha se nuk donte të shtjellonte se çfarë informacioni sekret kishte Uashingtoni për planet e Teheranit.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të mbrojmë Izraelin dhe Irani nuk do të ketë sukses”, tha ai.

Kur u pyet nga një gazetar se cili do të ishte mesazhi i tij për Teheranin, Biden u përgjigj “Mos!”.

Duke pasur parasysh sulmin e mundshëm hakmarrës të Iranit kundër Izraelit, SHBA njoftoi më parë se do të rriste praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme.

Kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit janë shtuar pas një sulmi ajror në kompleksin e ambasadës iraniane në Siri më 1 prill, i cili vrau disa gjeneralë ushtarakë iranianë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla: Lufta ndaj rrjeteve të furnizimit me armë, detyrë kryesore e Policisë


You may also like