SHBA – Biden fajëson Kongresin për humbjen e Ukrainës në Avdiivka

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi Kongresin për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në Ukrainën lindore, duke thënë se mosveprimi i Kongresit çoi në këtë disfatë.

“Këtë mëngjes, ushtria ukrainase u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municione për shkak të pakësimit të furnizimeve për shkak të mosveprimit të Kongresit, duke rezultuar në fitimet e para të dukshme të Rusisë në muaj”, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas një telefonate mes Bidenit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

”Biden e siguroi edhe një herë Zelenskyn për mbështetjen e SHBA-së dhe theksoi nevojën urgjente që Kongresi të autorizojë një paketë të re ndihme për Ukrainën”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Pas vonesave të gjata, Senati miratoi së fundmi planet për ndihmë të re për Ukrainën me vlerë rreth 60 miliardë dollarë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Përgatitjet e magjisë së “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”


You may also like