SHBA – Biden: Dështimi për të mbështetur Ukrainën në këtë moment vendimtar nuk do të harrohet

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 shkurt /ATSH-ANSA/- Historia po na vëzhgon. Dështimi për të mbështetur Ukrainën në këtë moment vendimtar nuk do të harrohet, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden në Shtepinë e Bardhë.

“Tani është koha që ne të qëndrojmë të fortë me Ukrainën dhe të qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë. Tani është koha për të treguar se Shtetet e Bashkuara te Amerikes janë për lirinë dhe nuk i përulen askujt”, tha Biden në prag të dy vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë.

“Dy vjet pas fillimit të kësaj lufte, populli ukrainas vazhdon të luftojë me guxim të madh.Por atyre po u mbarojnë municionet”, theksoi ai.

“Ukraina ka nevojë për më shumë furnizime nga SHBA-ja për t’i rezistuar sulmeve të pandërprera të Rusisë, të mundësuara nga armët dhe municionet nga Irani dhe Koreja e Veriut”, tha presidenti amerikan.

“Kjo është arsyeja pse Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratojë projektligjin shtesë dypartiak të sigurisë kombëtare para se të jetë tepër vonë”, tha Biden.

“Ky projekt-ligj siguron fonde urgjente për Ukrainën dhe gjithashtu investon në bazën industriale të mbrojtjes së SHBA-së”, tha ai.

“Kongresi e di se duke mbështetur këtë projekligj, ne mund të forcojmë sigurinë në Evropë, të forcojmë sigurinë në vend dhe të qëndrojmë përballë Putinit”, tha presidenti Biden, //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like