SHBA – A mund ta shpëtojë Taylor Swift presidentin Biden në zgjedhjet e 2024-s?

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Taylor Swift mund ta shpëtojë presidentin amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Nëse ylli e mbështet atë, siç bëri në vitin 2020, presidenti mund të përfitojë për sa i përket votave, ashtu si efekti Oprah Winfrey mbështeti Barack Obaman në 2008.

Sipas disa vëzhguesve, mbështetja e Winfrey në fakt lëvizi më shumë se një milion vota drejt ish-presidentit.

Swift mund të ketë një efekt edhe më të gjerë për Biden, duke pasur parasysh se më shumë se gjysma e amerikanëve e konsiderojnë veten fansa të saj, duke përfshirë edhe shumë republikanë.

Nëse miratimi i Swift do të shtynte të votonin edhe një pjesë të 272 milionë ndjekësve të saj në Instagram, kjo do të thoshte se dhjetëra mijëra njerëz do të dilnin për të votuar në vend që të qëndronin në shtëpi dhe të hiqnin dorë nga e drejta e tyre.

Dhe kjo mund të bëjë një ndryshim, veçanërisht për demokratët.

Për të mos përmendur se do të ishte e vështirë për republikanët të kritikonin Swiftin duke qenë se ata do të rrezikonin të tërhiqnin zemërimin edhe të disa prej votuesve të tyre./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like