Shatri: Fjalimi i presidentes Osmani nuk është në pajtim me situatën e tanishme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se fjalimi para kuvendit i presidentes Vjosa Osmani, nuk ka qenë në pajtim me situatën e tanishme.

“Njëfarë pikëllimi të mbyllur në vetvete, duke u munduar të mbulojë me disa fjalë për rezultate, por ndoshta ka qenë më mirë të na tregojë se çfarë ka ndodhur dy ditët e fundit, me këta që kanë ardhur, zotin Escobar dhe zotin Lajçak, si janë ndarë, çka iu kanë thënë ata, dhe a jemi në rrugë të mbarë apo ku jemi”, ka thënë Shatri në Info Magazine të Klan Kosova.

“Fjalimi duket një lexim i mirë, pa gabime e ka lexu, por përmbajtja nuk është në pajtim me situatën në të cilën jemi”, shtoi ai.

Shatri tha se situata për banorët e Kosovës është shqetësuese, por se disi po kamuflohet me disa tema të tjera rreth e rrotull.

Sa i përket komenteve të Osmanit, e cila tha se ka përfunduar periudha e atyre që merreshin me tregti të kufijve, Shatri tha se nëse presidentja nuk e ka gjetur guximin dhe forcën që të shkojë dhe t’i vizitojë, të paktën nuk duhet t’i thumbojë nga këtu.

“Nëse nuk kanë gjetur guxim dhe forcë, apo nuk e kanë parë të arsyeshme të shkojnë dhe t’i vizitojnë njerëzit që po përgjigjen padrejtësisht sot në tribunalin e Hagës, të paktën nuk duhet me i thumbu prej këtu. Kaq do të ishte korrekte prej saj”, u shpreh ai.

You may also like