Shakira harron Pique, del me një tjetër sportist të famshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Prej disa javësh qarkullojnë thashethemet se këngëtarja Shakira dhe piloti i Formula 1 Lewis Hamilton janë në një lidhje. Dhe megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, prania e vazhdueshme e Shakirës në garat e makinave duket se i konfirmon zërat. Vetëm dje, këngëtarja është parë në Grand Prix në Silverstone, në Mbretërinë e Bashkuar, vendlindja e pilotit të F1. Dhe kjo nuk ishte hera e parë.

Një muaj më vonë, në Çmimin e Madh të Spanjës në Barcelonë, këngëtarja 46-vjeçare u fotografua sërish me pilotin 38-vjeçar të Mercedesit, duke nxitur më tej thashethemet.

Që nga ajo kohë, Shakira dhe Hamilton janë parë duke darkuar së bashku disa herë, duke kaluar ditët e pushimeve së bashku si dhe duke u shfaqur së bashku në disa evente.

Madje një burim konfirmoi lajmin, duke saktësuar se për momentin nuk ka asgjë serioze dhe se dy yjet “thjesht po argëtohen”.

“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes me njëri-tjetrin”, tha burimi.

Thashethemet për një lidhje romantike mes Shakirës dhe Hamiltonit qarkulluan menjëherë pasi këngëtarja u nda nga ish-partneri i saj, futbollisti Gerard Piqué, në qershor 2022, pas 11 vitesh lidhje.

You may also like