Shaip Kamberi: Shqiprim Arifi bëri fushatë kundër meje dhe koalicionit

by admin
Spread the love

Shaip Kamberi nuk arriti të fitojë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, duke bërë kështu që, pas 15 vjetësh, në këtë kuvend të mos ketë asnjë deputet shqiptar.

Ai beson se deri te kjo erdhi për shkak të përçarjes së grupacioneve politike shqiptare në Luginë të Preshevës, që këtë herë dështuan të bëhen bashkë dhe të garojnë me një listë të vetme.

Kamberi, në një intervistë për “Edicionin Special” të Klan Kosovës, deklaroi se “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” po reziston ndaj Serbisë, derisa thotë se Shqiprim Arifi po i përshtatet Beogradit.

“Mendoj se ndarja deri te listat ka ardhur pikërisht për shkak të koncepteve politike, që është dashur të ndiqen në Beograd, konceptin e rezistencës politike, të cilin e kemi pasur ne si ‘Koalicion i Shqiptarëve të Luginës’ dhe koncepti i pragmatizmit, siç është sugjeruar nga pjesa tjetër. Rezultatet zgjedhore që i kemi sot aktuale në terren flasin se lista, e cila ka folur se duhet të jemi pragmatikë me Beogradin, ka marrë vetëm 1927 vota në Preshevë dhe vetëm 350 vota në Bujanoc. Elektorati ynë është drejtuar dhe orientuar të japë përkrahjen një rezistence politike të vazhdueshme ndaj Serbisë”.

Madje, ai tha se Shqiprim Arifi, kryetari aktual i Preshevës, ka bërë fushatë kundër tij dhe koalicionit që udhëheq, duke thënë se ai po reziston ndaj përfaqësimit të mundshëm të shqiptarëve në Kuvend të Serbisë.

“Shqiprim Arifi edhe këto dy-tri ditë të fundit para zgjedhjeve, përmes portaleve të veta, ka udhëhequr një fushatë negative personalisht kundër meje, koalicionit dhe këtij suksesi, por secili i ka zgjedhjet e veta. Unë dhe Koalicioni i Shqiptarëve kemi marrë përkrahje nga gjithë shqiptaria, prej presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Albin Kurti, që s’ka ndodhur asnjëherë në asnjë proces zgjedhor, ndodh që në Preshevë kemi rezistencë ndaj një suksesi të mundshëm të shqiptarëve për përfaqësim. Një deputet shqiptar përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe jo një parti politike”.

 

You may also like