Sfidë me kthesa në rezultat, Bilbao pas 120 minutave e trondit Barcelonën  

by admin
Spread the love

Athletic Bilbao është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra e Bilbaos pas 120 minutave e ka eliminuar Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 4:2.

Ndeshja ka përfunduar baras (2:2) në kohën e rregullt. 

Image

Pamje nga ndeshja 

Qysh në minutën e parë (pas 36 sekondave) Bilbao kaloi në epërsi me golin e futbollistit Guruzeta. 

Megjithatë Barcelona kundërpërgjigjet brenda 32 minutave duke shënuar dy herë. 

Lewandowski ka barazuar në minutën e 26-të dhe talenti Yamal në atë të 32-tën shënoi për 1:2. 

Yamal që dhuroi spektakël në fushën e blertë.

Në minutën e 49-të vendasit barazuan rezultatin 2:2 me golin që shënoi me kokë Sancet. 

Talenti Yamal kishte dy mundësi fantastike për të kualifikuar Barcelonën, por shpërdoroi rastet flagrante.

Yamal nuk shënoi në portën bosh.

Në minutën e 105+2 I. Williams shënoi për 3:2 e në atë të 120+1 N. Wrilliams realizoi për 4:2, duke e tronditur Barcelonën dhe e dërguan në shtëpi.

You may also like