Sfida me Realin në “Bernabeu”, Valter Maxarri: Në futboll nuk ekziston e pamundura

by admin
Spread the love

Trajneri i Napolit, Valter Maxarri, është optimist mbi një rezultat pozitiv në fushën e Realit. Edhe pse është ende i freskët tek napolitanët, tekniku italian i ka shfaqur menjëherë “dhëmbët”.

“Ekipi ka potencial të frikshëm. Nuk mendoj se ekziston e pamundura në futboll apo ti vendos kufij ekipit. E konsideroj mëkat të çosh dëm gjithë këtë talent që gjendet në ekipin e Napolit.

Jam përpjekur gjithmonë të punojë me seriozitet në skuadrat e mia, seriozitet që po mundohem ta prezantojë edhe në periudhën aktuale, sepse jam i bindur se ky grup mund të shkojë shumë lart. Nuk dua ti vendos barriera të panevojshme vetes. Kështu që mund ta sigurojmë kualifikim që sot”, e mbylli Maxarri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like