Sfida interesante në Durrës dhe Ballsh, 2 ndeshje të Superiores në Oversport

by admin
Spread the love

Dy ndeshje të Abissnet Superiore vijnë në ekranin e Oversport në platformën Tibo ditën e sotme.

Në orën 15:00 në stadiumin “Adush Muça” do të luhet takimi Bylis-Egnatia. Të dyja skuadrat kanë nisur shumë mirë sezonin dhe falë rezultateve të arritura qëndrojnë në zonën e lartë të renditjes.

Mallakastriotët synojnë fitoren e radhës para publikut të tyre, ndërsa miqtë tentojnë surprizën e radhës.

Në orën 17:45 në “Niko Dovana” luhet sfida Erzeni-Laçi. Shijakasit kanë shkëlqyer në këto javë të para të kampionatit dhe pas suksesit përballë Partizanit kërkojnë një tjetër trepikësh.

Miqtë po kalojnë një moment të vështirë dhe synojnë kthesën në ndeshjen e sotme.

Duke nisur nga ora 14:15 mund të ndiqni emisionin “Ti BO GOL”, që analizon në detaje sfidat e Abissnet Superiore. /Oversport.tv

You may also like