Sfida interesante në Ballsh dhe Durrës, rikthehet Superiorja në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve rikthehet në ekranin e Oversport kampionati shqiptar i futbollit që do të luajë këtë fundjavë takimet e javës së gjashtë.

Kjo javë e Abissnet Superiore starton sot me dy ndeshje dhe mbyllet të dielën me derbin e kryeqytetit.

Dy skuadrat që kanë zbukuruar këtë fillim sezoni, Bylisi dhe Erzeni, do të përballen në orën 15:00 në stadiumin “Adush Muça”. Vendasit kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë që të rikthehen te fitorja, ndërsa miqtë nga Shijaku synojnë një tjetër rezultat pozitiv në kampionat.

Një tjetër sfidë interesante do të luhet në “Niko Dovana”, aty ku vendasit e Teutës do të sfidojnë Vllazninë. Durrsakët kanë nevojë jetike për pikë dhe sot do të synojnë trepikëshin e parë në kampionat.

Miqtë nga Shkodra duan të harrojnë disfatën në Kupë përballë Flamurtarit dhe sot kërkojnë suksesin përballë një rivali të vjetër.

Të dyja takimet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, por mos humbisni edhe emisionin “Ti BO GOL” prej orës 14:15, që do të sjellë komente, analiza dhe intervista me protagonistët e ndeshjeve. /Oversport.tv

You may also like