SEUL – Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike me rreze të shkurtër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SEUL, 27 janar /ATSH-DPA/- Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të dyshuara balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke shënuar testin e gjashtë raketor të fuqisë bërthamore të vetëshpallur këtë vit deri më tani.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut thanë se Pheniani lëshoi dy raketa drejt detit nga Hamhung në bregun lindor.

Seuli tha se raketat fluturuan rreth 190 kilometra dhe u rrëzuan në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut, një fuqi e vetëshpallur bërthamore, të testojë raketa balistike, disa lloje të të cilave janë të afta të mbajnë koka bërthamore.

Sipas Koresë së Jugut, vendi lëshoi dy raketa të dukshme të martën. Ndryshe nga raketat balistike, raketat e lundrimit nuk janë subjekt i sanksioneve.

Koreja e Veriut është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia për testet e saj raketore këtë vit.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian i quajti lëshimet e përsëritura të raketave një “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale dhe në kundërshtim me përpjekjet ndërkombëtare për të rifilluar dialogun dhe për t’u angazhuar në veprime për të ndihmuar popullin e vendit”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like