SEUL – Blinken: Moska të mos transferojë teknologji ushtarake në Phenian

by admin
Spread the love

SEUL, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Rusinë për rrezikun e transferimit të teknologjisë ushtarake në Korenë e Veriut, duke shtuar se transferime të tilla teknologjie do të shkelnin disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Blinken dhe homologu i tij koreano-jugor Park Jin diskutuan hapat e mëtejshme midis dy vendeve për të intensifikuar presionin ndaj Moskës, për shmangur transferimin e teknologjisë ushtarake në Phenian.

Koreja e Veriut, e cila është kryesisht e izoluar, është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit të saj të armëve dhe raketave bërthamore.

“SHBA-ja dhe Koreja e Jugut ndajnë shqetësime të thella në lidhje me bashkëpunimin ushtarak në rritje dhe të rrezikshëm midis Moskës dhe Phenianit”, tha Blinken.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë frikë se Koreja e Veriut mund të pajiset me teknologji të avancuar ushtarake ruse në këmbim të dërgesave të armëve.

Blinken akuzoi Korenë e Veriut se ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake, të cilat Kremlini do t’i përdorë në luftën e tij kundër Ukrainës.

“Ndërkohë Rusia po i ofron Phenianit teknologji dhe ndihmë për programet ushtarake të Koresë së Veriut”, tha ai.

Ushtria dhe shërbimet sekrete në SHBA dhe Korenë e Jugut dyshojnë se Rusia ka marrë deri në 1 milion predha artilerie dhe pajisje të tjera ushtarake nga Koreja e Veriut që nga gushti. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like