SEUL – 146 të vdekur dhe 150 të plagosur pas incidentit në festimet e Halloween-it

by admin
Spread the love

SEUL, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve gjatë festimeve të Halloween është rritur në mënyrë dramatike në 146.

”Raportohet se 150 persona të tjerë janë lënduar”, raportojnë autoritetet.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, rreth 150 persona pësuan arrest kardiak në lagjen Itaewon, ku mijëra njerëz po festonin Halloween në një klub të njohur në kryeqytet.

BBC raportoi se në festime merrnin pjesë 100 000 persona, që festonin ngjarjen e parë të Halloween-it në natyrë pa maska ​​që nga pandemia.

Ajo shtoi se viktimat janë shtypur nga turma e madhe, e vendosur në një rrugë shumë të ngushtë që, duke u ngushtuar më tej, detyroi ata të shtyjnë njëri-tjetrin duke shkaktuar kështu asfiksi.

Shefi i zjarrfikësve tha se janë dërguar gjithsej 848 forca të reagimit emergjent duke përfshirë 364 zjarrfikës dhe 400 policë.

Sipas zyrës presidenciale, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dërgoi një ekip të ndihmës mjekësore për incidentin e Halloween-it.

”Presidenti gjithashtu urdhëroi autoritetet të sigurojnë shtretër emergjencash në spitalet aty pranë dhe të zbatojnë operacione të shpejta shpëtimi dhe trajtim”, tha zëdhënësi presidencial Lee Jae-Myung në një konferencë.

”Yoon ishte në një takim urgjent në lidhje me situatën”, tha zyra presidenciale në një deklaratë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like