Serie A sot: Për Juventusin është ditë feste, Lazio e Fiorentina luajnë për Europën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhen sot edhe dy sfidat që do të mbyllin javën e 37-të të Serie A të cilat do të transmetohen nga Oversport që ka ekskluzivitetin për Shqipërinë dhe Kosovën. Ditën do ta nisë sfida Sampdoria-Fiorentina që do të startojë në orën 18:30. Me humbjen e djeshme të Cagliarit, vendasit tashmë e kanë siguruar mbijetesën dhe do të luajnë ndeshjet e fundit për respekt të kompeticionit.

Në kampin tjetër situata është krejt ndryshe. Fiorentina po lufton për një vend në Europë dhe ka shansin e artë të kalojë Romën e Mourinhos pasi këta të fundit ngecën me Venezian. Fiorentina mund të barazojë në pikë Lazio dhe mund të ngjitet në zonën që të çon në Europa League.

Formacionet e mundshme

Sampdoria, 4-4-1-1: Audero; Bereszynski, Ferrari, Colley, Augello; Candreva, Vieira, Rincon, Thorsby; Sabiri; Caputo.

Fiorentina, 4-3-3: Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Ikoné, Cabral, Gonzalez.

Sfida që do të mbyllë ditën e sotme, por edhe komplet javën do të jetë supersfida Juventus-Lazio. Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit përballë tifozëve në Allianz Stadium dhe për Juventusin ka shumë lojtarë që duan të lënë shenjë në këtë duel. Përballë Lazios spektakli është gjithmonë i garantuar dhe kjo gjë pritet edhe këtë ndeshje. Juventusi megjithatë ka humbur të mërkurën përballë Interin në finalen e Kupës së Italisë çka mund ta demotivojë disi për këtë ndeshje.

Ndryshe paraqitet situata në kampin e Lazios që e kërkojnë me ngulm një fitore në sfidën e sotme pasi do të thoshte matematikisht Europa League për sezonin e ardhshëm. Ata ndodhen dy pikë larg rivalëve të përjetshëm të Romës dhe fitorja e sotme do të bënte që Lazio ta mbyllte sipër tyre këtë sezon.

Megjithatë, përveç luftës dhe spektaklit të garantuar, sot pritet të jetë një ndeshje e mbushur me “standing ovation” pasi kapiten Chiellini do të përshëndetet me tifozët për herë të fundit me fanellën bardhezi. Njësoj edhe Paulo Dybala, e me shumë gjasa edhe Federico Bernardeschi.

Formacionet e mundshme

Juventus, 4-2-3-1: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; Rabiot, Miretti; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.

Lazio, 4-3-3: Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni.

You may also like