Serie A në Oversport: Sot zbresin në fushë tre ekipet kryesuese

by admin
Spread the love

Vazhdon java 30 e Serie A në Oversport, ndërsa këtë të shtunë do të transmetohen ekskluzivisht edhe tre duele të tjera. Do të jetë një ditë ku mund të zbulojmë më shumë për sa i përket garës për titull pasi do të zbresin në fushë tre ekipet kryesuese, Milan, Napoli dhe Inter.

Kështu, ekipi i Spallettit do të përballet në orën 15:00 përballë Udineses. Objektivi kryesor është fitorja pasi edhe në sfidën e parë të kampionatit, napoletanët kanë triumfuar kundër Udineses. Megjithatë, në “Diego Maradona” ekipi nga Udine do të kërkojë surprizën dhe që nga përballja e tyre e fundit, kanë ndryshuar shumë gjëra.

Formacionet e mundshme

Napoli, 4-2-3-1: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Lobotka, Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Udinese, 3-5-2: Silvestri; Becao, Mari, Zeegelaar; Molina, Arslan, Ëalace, Pereyra, Udogie; Deulofeu, Beto

Në orën 18:00 do të startojë sfida që konsiderohet më interesantja për këtë ditë. Interi do të presë në “Giuseppe Meazza” Fiorentinën. Zikaltrit vijnë nga një periudhë negative me vetëm 6 pikë në 6 ndeshjet e fundit dhe kanë humbur shumë terren në luftën për titull.

Kështu, Inzaghi kërkon të karikojë ekipin dhe të rikthehen sërish te shkëlqimi i pjesës së parë të sezonit. Sakaq, Fiorentina nuk është një kafshatë e lehtë dhe mund t’i komplikojë gjërat, por që pas largimit të Vlahovic ekipi i Italianos e ka humbur disi shkëlqimin.

Formacionet e mundshme

Inter, 3-5-2: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Vidal, Barella, Calhanoglu, Gosens; Dzeko, Lautaro Martinez.

Fiorentina, 4-3-3: Terraçiano; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Castrovilli, Torreira, Duncan; Gonzalez, Piatek, Saponara.

Në orën 20:45 në fushë do të zbresi kryesuesi i kampionatit Milani. Kuqezinjtë do të ndeshen në transfertë kundër Cagliarit që në fazën e dytë të kampionatit ka bërë mirë. Të dyja ekipet kërkojnë pikë, por për objektiva të ndryshme. Pioli kërkon të bëjë mbylljen perfekte me Milanin e tij për të çuar në qiell titullin kampion.

Nga ana tjetër, Cagliari kërkon të dalë me të paktën një pikë nga ky takim pasi rreziku për të rënë nga kategoria qëndron ende.

Formacionet e mundshme

Cagliari, 3-5-2: Cragno; Lovato, Altare, Goldaniga; Bellanova, Grassi, Marin, Deiola, Dalbert; Pavoletti, Joao Pedro.

Milan, 4-2-3-1: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Kessie, Bennacer; Messias, Krunic, Leao; Giroud.

/oversport.tv

You may also like