Serie A cakton orarin për ndeshjet që u shtynë si pasojë e COVID-19: Nuk ka fitore në tavolinë për….

by admin
Spread the love

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A ka caktuar orarin për ndeshjet që u shtynë si pasojë e pandemisë.

Gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni u shtynë si pasojë e COVID-19, përfshirë edhe ndeshjen Bologna – Inter.

Inter kishte bërë kërkesë që të merrte fitore me rezultat zyrtar, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, bazuar në orarin e publikuar së fundmi nga Serie A, ku shihet edhe ndeshja në fjalë.

Ndeshja mes Bologna dhe Inter do të luhet më 27 prill.

Udinese – Salernitana luhet më 20 prill, Fiorentina – Udinese më 27 prill, së bashku me Salernitana – Venezia.

Atalanta – Torino është caktuar për datën 11 maj, por mund të ndryshojë nëse ‘La Dea’ kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League.

You may also like