Serbia po kërcënon, shumica parlamentare në Kosovë “po krihet”

by admin
Spread the love

Uniteti i institucioneve, partive dhe mbarë shoqërisë sonë është i domosodshëm për ta përballuar agresionin serb në veri, që nuk do ta ndalojë as më 1 shtator.

E drejta, reciprocitetin që duhej vendosur, e kanë përkrahë partitë kryesore politike dhe qeveria duhet të jetë mirënjohëse ndaj tyre. Pra, nuk duhet të llomotisin disa deputetë të shumicës, se gjoja opozita është në të njëjtin front me Listën Serpska. Kjo është pafytyrësi. Ky është idiotizëm.

Kjo shumicë nuk po mbushet mend. Nuk po e kupton se përballja me Serbinë nuk është si përballja e saj e dikurshme me gaz lotësjellës në Kuvend dhe sulmet ndaj grave të kundërshtarëve politikë, duke i rrahur, ose duke ua djegë veturat me mollotov. Përballja me Serbinë kërkon koordinim të vërtetë me opozitën, me shoqërinë civile e me mediet, para zbatimit të vendimeve. Gjithsesi kërkon edhe koordinim me SHBA- në e NATO-n, jo vetëm kur të ngelë godare, si maçorri në thekën, po para se të fillojë zbatimi i vendimeve.

Nga ana tjetër është e qartë se gjuha diplomatike e ambasadorit amerikan se ka pasur koordinim, duhet të kuptohet në funksion të mbylljes së sherreve të brendshme, ndërsa e vërteta është se planifikim e as koordinim efikas nuk ka pasur. Pse? Sepse ose ka pasur koordinim kur ka nisur aksioni, ose kur është detyruar qeveria ta suspendojë aksionin, ama jo në të dyja rastet.

Nëse thuhet se të të dyja rastet ka pasë koordinim, i bie që e kanë përdorë qeverinë si lodër prej plasteline, kanë ba eskperiment me të.

Sidoqoftë, tash e tutje kërkohet shumë më shumë seriozitet nga qeveria e Kuvendi, sepse Serbia po vazhdon të kërcënohet. Tjetër hesap është që Rakiqi po gjen kohë edhe që të tallet me kryeministrin tonë.

Ndërsa disa deputetë të shumicës, thjesht po tallen me vetveten.

Lexo lajme interesante

You may also like