Sëmundjet nuk diktojnë vetëm trajektoren e historisë, ato kontrollojnë edhe të ardhmen

by admin
Spread the love

Ju jeni tmerrësisht në pakicë në raporte mikrobet. Edhe brenda vetë trupit tuaj. 30 trilion qelizat tuaja nuk mund të konkurrojnë me rreth 40 trilion baktere që jetojnë pa qira në zorrët, lëkurën dhe nën thonjtë tuaj. Vetë ADN-ja juaj i detyrohet një pjesë të konsiderueshme – rreth 8 për qind të përmbajtjes së saj retroviruseve, të cilët kur infektojnë një spermatozoidapo qelizën e një veze femërore, mund të rishkruajnë seksione të shkurtra të kodit tonë gjenetik në një mënyrë që t’ia kalojnë brezit të ardhshëm.

Mendohet se këto copa i dhanë paraardhësve tanë të largët, aftësinë për të krijuar kujtime dhe për të mbajtur të vegjlit e tyre në mitër në vend se t’i vendosnin vezë. Pa to, njerëzit mund të dukeshin shumë ndryshe. Dhe jo vetëm kaq. Edhe sot, bakteret që jetojnë në zorrën tuaj – mikrobioma juaj – mund të ndikojnë në sjelljen tuaj në mënyra që ju dhe as shkencëtarët nuk mund ti kuptojnë si duhet.

Ato lëshojnë neurotransmetues që ju bëjnë më të shoqërueshëm, dhe me shumë gjasa për të përhapur baktere, duke e përdorur trurin si një instrument për t’i shërbyer qëllimeve të tyre.

U desh pandemia e Covid-19, që të ekspozonte fuqinë reale që mikrobet kanë mbi jetën tonë.

Por bakteret dhe viruset, e kanë formësuar botën tonë në mënyra të padukshme për mijëvjeçarë, duke ndikuar jo vetëm tek trupat tanë, por edhe në formën e botës në të cilën jetojmë:në histori, politikë, fe. Ky është argumenti kryesor që trajton në librin e tij të ri Patogjeneza:Si e kanë diktuar historinë mikrobet, studiuesi dhe sociologu i shëndetit publik Xhonatan Kenedi.

“Në pranverën e vitit 2020 shumë njerëz thoshin ‘Kjo është e jashtëzakonshme, kjo është e paprecedentë’. Por unë e dija që kjo nuk ishte e vërtetë– thotë ai. Duke shqyrtuar literaturën, Kenedit iu ngulit në kokë një pyetje:“Nëse bakteret dhe viruset kishin një ndikim kaq të madh tek ne si individë, çfarë ndikimi kanë pasur tek ne si grupime politike, ekonomike dhe sociale? Pra si kanë ndikuar mikrobet në historinë njerëzore dhe më e rëndësishmja: çfarë lloj ndikimi mund të ketë një pandemi globale në zhvillimet e ardhshme?

“Historianët, priren ta shohin botën natyrore si një skenë në të cilën veprojnë njerëzit efamshëm, ose ndonjëherë grupe njerëzish. Ne duhet ta ndryshojmë konceptualizimin e historisë, dhe ta shohim veten si pjesë e një ekosistemi. Kjo gjë mund të na ndihmojë në shpjegimin e mistereve të vjetra.

Për shembull pse Homo sapiensi i mposhti Neandertalët. Përgjigjja:një përzierje e fuqishme e patogjenëve dhe e mbarështimit. Por ashtu mund të ketë kuptim fakti, se si grupe të vogla pushtuesish ishin në gjendje të mposhtnin perandoritë e mëdha të Botës së Re.

Sëmundjet infektive, si lija, u transportuan përmes Atlantikut nga të ardhurit e parë. Ato e shfarosën popullsinë e Botës së Re, dhe brenda disa dekadash komunitetet dikur të lulëzuara u kthyen në qytete fantazmë. Popullsia e Amerikës ra me 90 për qind brenda 1 shekulli nga momenti kur Kolombi mbërriti në Hispaniola. Rënia e popullsisë ishte aq e theksuar, saqë sotmund të shihen ende gjurmët në akullin e Grenlandës. Ajo pati një ndikim në temperaturën e botës”– thekson historiani.

Suksesi i pushtuesve i është atribuar armëve, mikrobeve dhe çelikut. Por ndikoi disi edhe fati:Bota e Re kishte më pak kafshë shtëpiake se sa e vjetra, dhe më pak kafshë që jetonin në tufa të mëdha si lopë dhe dele. Si rezultat, sëmundjet infektive kishin më pak shanse për t’uinkubuar dhe për kapërcyer pengesën e specieve tek njerëzit.

Ndaj njerëzit që jetonin në Amerikë, nuk kishin pasur kurrë mundësinë të krijonin imunitet ndaj patogjenëve si lija, e cila mendohet se ka kaluar nga bagëtitë tek njerëzit që në ditët e para të lindjes së bujqësisë, rreth viteve 10.000 Para Krishtit.

Ndërkohë, ka shembuj të tjerë bindës të mikrobeve që ndryshojnë rrjedhën e historisë. Vdekja e Zezë e zvogëloi popullsinë në moshë pune, dhe i dha më shumë vlerë krahut të punës, duke nxitur fundin e sistemit feudalist. Malaria e bëri të padepërtueshme pjesën më të madhe të Afrikës deri në vitet 1880, kur nisi të përdorej gjerësisht kinina (e cila u nxor nga lëvorja e pemës së kinchona në Amerikën e Jugut).

Po ashtu sëmundjet mund të jenë përgjegjëse për përhapjen e feve si Krishterimi, që u bë shumë popullore pas Murtajës së Ciprianit në shekullin III, për të cilën sot disa shkencëtarë besojnë se ishte një lloj ethe hemorragjike e ngjashme me Ebolën.

Krishterimi i inkurajoi aktet e mirësisë si një rrugë për të shkuar në Parajsë. Në vend sebraktisnin të sëmurët, të krishterët i ushqenin ata për ta marrë veten, duke përmirësuar në mënyrë drastike normat e tyre të mbijetesës. “Edhe me një ndihmë bazë, duke u siguruar njerëzve ujë dhe ushqim, mund të shpëtoheshin 2/3 tretat e njerëzve të sëmurë”- thotë Kenedi.

Për shumëkënd kjo dukej si një mrekulli, dhe ishte lloji më i mirë i publicitetit për çdo fe të re. “Sa për krahasim, paganizmi nuk ofroi një mënyrë shumë të dobishme për të interpretuar ndikimin e shpërthimeve të sëmundjeve infektive”- shton studiuesit. Por përhapja e Krishterimit, promovoi edhe konceptin e sundimit të njeriut mbi natyrën.

Në terma afatgjatë, ky qëndrim ka kontribuar në ndryshimin e klimës, dhe ka nxitur zgjerimin tonë të pamëshirshëm drejt zonave të largëta. Që të dyja janë veprime mund të shpërndajnë sëmundje të reja. Tani mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë pandemia e fundit.

Kur je në syrin e stuhisë e ke të vështirë ta dallosh. Por nëse kthejmë kokën pas në histori, ka kaq shumë raste të pandemive dhe epidemive, që kanë vrarë shumë njerëz, kanë dëmtuar shoqëritë dhe kanë krijuar hapësirë ​​për ide të reja dhe shoqëri të reja.

Ndoshta kur të kthejmë kokën pas dhe të analizojmë pandeminë e Covid-19, do të shohim se ka pasur ndryshime që ndoshta ishin duke u zhvilluar tashmë, por që pandemia ose i ka përshpejtuar ose e ka ndryshuar trajektoren e historisë”– thekson Kenedi.

Covid-i ka shërbyer ndoshta si një kujtesë e rendit natyror të gjërave. Ka qenë jo pak tronditëse mënyra se si shumë prej nesh e shohin fuqinë e njerëzve. Por fakti është se ne kemi jetuar, jetojmë ende dhe do të jetojmë gjithmonë në epokën e mikrobeve. Të pajtohesh me këtë fakt, është pjesë e të mësuarit se si mund të jetosh me sukses në këtë planet”– përfundon ai. / Wired – Bota.al

You may also like