Sëmundja e Parkinsonit mund të prekë mbi 12 milionë njerëz​ deri në vitin 2040

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Parkinsoni, i cili njihet si “sëmundja e pleqërisë” mes njerëzve dhe është një nga sëmundjet më të rënda të trurit, mund të prekë më shumë se 12 milionë njerëz deri në vitin 2040.

11 Prilli u caktua si “Dita Botërore e Parkinsonit” për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e Parkinsonit dhe për të tërhequr vëmendjen në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të Fondacionit të Parkinsonit, numri i njerëzve që luftojnë me Parkinsonin në mbarë botën tashmë ka kaluar 10 milionë.

Të dhënat tregojnë se incidenca e sëmundjes tek meshkujt është 1.5 herë më e lartë se tek femrat. Përveç kësaj, shumica e personave që preken nga kjo sëmundje janë njerëz të moshës mbi 60 vjeç.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku i paaftësisë dhe vdekjes nga sëmundja e Parkinsonit rritet më shpejt se sëmundjet e tjera neurologjike.

Vdekjet nga sëmundja u rritën me 100 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2000 dhe arritën në 329 mijë.

Sipas faqes së internetit “Our World in Data”, e cila publikon të dhëna shkencore për problemet globale si uria, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet, thuhet se kontinenti evropian është ndër vendet ku janë regjistruar më së shumti vdekje nga Parkinsoni në vitin 2019.

Greqia u regjistrua si “vendi evropian me numrin më të madh të vdekjeve nga sëmundja e Parkinsonit”.

Sipas të dhënave të vitit 2019, 25.2 për 100 mijë njerëz në Greqi, 15.6 në Islandë, 15.4 në Finlandë, 15.1 në Gjermani, 13.9 në Itali, 12.8 në Shqipëri, 12.7 në Mbretërinë e Bashkuar, 12.4 në Holandë, 12.3 në Austri dhe 12 në Belgjikë humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje.

Kjo normë ishte 11 në Japoni, 10.5 në SHBA dhe 8.1 në Australi.

Në Rusi, vdekjet nga sëmundja e Parkinsonit janë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, me 6.4 për 100,000 njerëz. Turqia është ndër vendet ku vdekjet nga sëmundja e moshës janë më të ulëta me një normë prej 4.1.

Ekspertët ia atribuojnë rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve si pasojë e sëmundjes, zgjatjes së jetëgjatësisë mesatare si dhe rritjes demografike.


Top Channel

You may also like