Semi mund të ketë pëlqim…

by admin
Spread the love

 Pas hapjes së shtëpisë së famshme “Big Brodher”, me vipat e estradës, Semi Jupaj dhe Donald Veshaj janë dyshja në fokus pas lidhjes sumë të ngushtë me njëri tjetrin brenda.

Duke qenë se Semi është shoqja e gushtë e moderatores Bora Zemani, dhe Donald Veshaj është ish – i dashuri i kësaj të fundit, janë duke u përfolur mjaft shumë.

Bora ka reaguar për herë të parë pas gjitha aludimeve se dyshja janë duke u lidhur brenda në bazë të afrimitetit që po tregojnë dyshja në shtëpinë e BB VIP, shkruan “Kosovarja”.

Bora e ka quajtur ‘absurde’ gjitha qështjet që janë diskutuar në shtëpinë ë famshme dhe reagimet e publikut.

“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë në lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16-vjeç dhe pa dashur të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke qëndruar në vend e duke u marr me fjalë. Në fakt kam dashur ta fitoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale. Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo edhe nga fakti që duroj shumë sado budallallëqe thuhen e shtohen përditë. Unë shoh punën dhe jetën time pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër”, ka shkruar  Bora në status në InstaStory.

Ajo tha se nuk beson që shoqja e saj të ketë pëlqim për Donaldin përpos asaj shoqërore duke shtuar se gëzon respekt me ish – partnerin pavarësisht ndarjes dhe nuk beson që dyshja do të krijojnë një situat të till siq po flitet.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Donaldit dhe Semit. Ata të dy janë njerëz të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë jashtë prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër edhe pse nuk jemi bashkë prej kohësh, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri tjetrin dhe nuk do të krijonim kurrë situata të tilla. E shoh thjesht si mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. Kaq. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni dhe mbi të gjitha mos shpifni”, ka shtuar tutje.

Prezentuesja e “Për’puthen’, e përfundoi duke thënë që nga ana e saj është e kuptueshme që duhet komentuar por që të mos bëjnë shpifje dhhee të ekzagjerohet.

 


You may also like