Selmani i pafat, Tirana duhet të nxitojë për të gjetur një zëvendësues

by admin
Spread the love

Gentian Selmani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e së enjtes mes Tiranës dhe Besiktas.

Gardiani u largua nga fusha e lojës me barrel në minutën e 32-të, duke sinjalizuar një dëmtim të rëndë. Ekzaminimet e bëra në orët në vijim treguan se 25-vjeçari ka pësuar një frakturë që për fatin e keq do e mbajë disa kohë jashtë fushave të lojës.

I pafat Selmani, i cili vetëm pak javë pasi ishte bashkuar me bardheblutë pëson një lëndim që do e mbajë disa muaj jashtë fushave të blerta. 25-vjeçari u afrua si pasuesi i Visar Bekajt, i cili u transferua në Turqi, por tani bardheblutë janë të detyruar që të futen në merkato për të gjetur një zëvendësues për Selmanin derisa ky i fundit të riaftësohet.

Aktualisht, Tirana ka në stol “veteranin” Ilion Lika i cili tani ka 43 vite mbi supe, si dhe dy portierët e akademisë, 20-vjeçarin Leon Kozi dhe 18-vjeçarin Tomas Kiri. Në të tilla kushte, Tirana do të nxitojë për të gjetur një portier tjetër në këto ditë merkato që kanë mbetur, ndonëse nuk do të jetë e lehtë, për shkak se tregu nuk ofron shumë opsione./Supersport


Top Channel

You may also like