Sekrete nën akullnajë, gjendet trupi i një njeriu të zhdukur prej 22 vitesh – Shqip

by admin
Spread the love

Trupi i një njeriu që besohet të ketë vdekur 20 vite më parë është gjetur në një akullnajë që po shkrin në provincën e Tyrol, Austri.

Sipas policisë, një guidë malesh gjeti trupin javën e kaluar në një lartësi prej 2900 metrash në akullnajën Schlatenkees. Pranë tij ndodhej një çantë shpine së bashku me një kartë krediti dhe patentën.

Autoritetet përdorën një helikopter për të marrë trupin.

Sipas tyre, mendohet se është nënshtetas austriak dhe ka qenë rreth 37 vjeç kur vdiq. Analizat e ADN-së do të përcaktojnë identitetin e tij.

Në çantën e shpinës kishte edhe pajisje për ski dhe mendohet se mund të ketë pësuar aksident në vitin 2001.

Schlatenkees konsiderohet si një prej akullnajave që poshkrin më shpejt. Në një raport të vitit 2021-2022, Klubi Alpin austriak tha se akullnaja ka shënuar humbje rekord të sipërfaqes së saj, 89.5 metra.

Në Qershor, një tjetër trup u zbulua në të njëjtën akullnajë, në malet Venediger. Prej vitit 1964, 45 njerëz kanë humbur në Alpet austriake dhe nuk janë gjetur ende./tvklan.al

You may also like