Sekretari i FRPD shpërthen ndaj Bashës: Basha nuk i ka punët mirë me shifrat, ai nuk e njeh konceptin “votë”

by admin
Spread the love

Deklarata e Grigels Muçollarit:

“Ditën që është mbajtur Kuvendi kombetar I FRPD, ku basha ka qenë i pranishëm, plotësohen të gjitha normat për të qenë i ligjshëm. Ka një shkelje statutore të PD dhe forumit. Vendimi i marrë dje nga kryesia e forumit, neni 1 ku parashikon që forumi është një organizatë politike me prirje të djathe me pjesmarrje politike, kryetari të zgjedhur i përcaktohen me vendim kryesie modalitetet e procesit.

Mandati i kryesisë skadonte në Nëntor 2020, Basha kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve pëtrej zgjedhjeve elektorale dhe ne e kemi gjykuar si të arsyeshëm si vendim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme, kryetari I FRPD i ka lajmëruar për zgjedhjet tona dhe në proces e sipër, ndodhi zhvillimi që jemi në dijeni.

Kryesia e konsideroi të papërshtatshme, pasi partia ishte në krizë. Thyhet dinjiteti i shoqatës partnere, antikushtetuese. Kanë firmosur shumë forume në qytete dhe jemi 75%, akt h*akmarrje ndaj FRPD, në vijim do sjellim dhe fakte si ka menaxhuar marrëdhënien institucionale Basha.

Basha gabon gjithmonë me shifrat, në 2015 i gjithë forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit dhe në asnjë moment, nuk u anashkalua kryesia dhe drejtuesit aktualë. PD nuk na ka njoftuar zyrtarisht që të nisim këtë proces.

Duhet të vendosim datën dhe është vendim i kryesisë dhe merret me votë, Basha nuk e njeh mirë si koncept. Unë refuzoj t’u përgjigjem akuzave se forumin e ka ngritur Berisha sepse përfaqësoj një institucion”, u shpreh Muçollari.

You may also like