Sekretari Blinken zbret në Nigeri në ndalesën e tretë të turneut në Afrikë

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, zbriti sot në Abuja ku u prit nga ministri i jashtëm i Nigerisë, Yusuf Tuggar, në ndalesën e tretë të turneut të tij në vendet e Afrikës.

Nigeria ka premtuar të punojë me SHBA për të mbrojtur “idealet demokratike” në rajonin e tronditur së fundmi nga grushtet e shtetit, tha ministri para vizitës së Blinken.

Ai shtontese do të diskutojë me sekretarin amerikan mënyra për  “forcimin e institucioneve demokratike, përkundër fokusit te mëparshëm qe ishte lufta kundër terrorizmit”.

Vizitat e fundit të Blinken përfshinin Kape Verde, bregu i Fildishtë e Angola, teksa SHBA po përshkallëzon angazhimin në Afrikë si kundërpeshë ndaj rritjes së influencës së Kinës e Rusisë.

Nigeria është ekonomia më e madhe e kontinentit dhe ka ruajtur lidhje të mira me Uashingtonin në disa fusha.

Presidenti Bola Tinubu, i ardhur në post në maj, thotë se kërkon që vendi i tij të rifitojë fuqinë e mëparshme në rajon.

Ndërsa ministri Tuggar ka thënë se Nigeria kërkonte të bashkohej në aleancën e vendeve në zhvillim BRICS dhe se meriton një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB, i cili sipas tij, duhet të “demokratizohet” përtej anëtarëve aktualë.

Më herët në Bregun e Fildishtë Blinken vlerësonte përpjekjet e bëra nga vendi në fushën e sigurisë, duke cituar se vendi nuk kishte pasur sulme madhore terroriste prej dy vitesh.

Ai shtonte se SHBA do të japë një paketë $45 milionë me trajnime dhe pajisje sigurie për vendet e Afrikës Perëndimore në “luftën kundër destabilizimit”.