Sefer Emini shënon edhe në Kupën e Danimarkës

by admin
Spread the love

Sefer Emini ka shënuar edhe në kuadër të Kupës së Danimarkës, duke ndihmuar skuadrën e tij, Sonderjyske, për të eliminuar skuadrën e Koge në raundin e 1/16 së finales, njofton “infOSport.mk”.

Për Eminin ishte ky goli i parë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Kupës, derisa i njëjti kishte shënuar edhe në ndeshjet kampionale, në barazimin 2:2 ndaj Vendsyssel FC.

Shkupjani 22-vjeçar realizoi golin e parë në minutën e 17-të në transfertën ndaj Koge, derisa në minutën e 33-të, i njëjti u ndëshkua me të verdhë.

3 minuta më vonë, Gallegos ngriti epërsinë e Sonderjyske në 2:0, derisa i njëjti futbollistë që në minutën e parë të pjesës së dytë shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Eminit.

Adedeji riktheu shpresat e e Koge me golin e realizuar në minutën e 67-të, ndërkohë Ladefogdes me golin e realizuar nga penaltia në minutën e 85-të vendosi rezulatin përfundimtarë të këtij takimi, Koge 1, Sonderjyske 4. (infOSport.mk)

You may also like