Seanca e nesërme parlamentare për Presidentin e ri, grupi i Alibeajt merr vendimin e papritur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e nesërme do të zhvillohet një seancë parlamentare në Kuvend ku do të betohet Presidenti i ri.

Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë brenda vetes, këtë e tregon dhe në qëndrimin e saj sa i përket betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj, i cili do të marrë zyrtarisht mandatin ditën e diel, në një ceremoni zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Më herët deputetët që mbështesin Sali Berishën, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së diel, ku do të kryejë betimin Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj, në reagimin e tij thekson se deputetët e PD, do të jenë në seancë në momentin që do të betohet Bajram Begaj, duke shtuar se edhe në 2017-n kur u zgjodh Ilir Meta, PD nuk mori pjesë në votim, por ishte në ceremoninë e betimit.

Reagimi:

“Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin tonë për z. Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës dhe nuk përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidencës së Republikës si institucion. Kemi respektuar e do të respektojmë Kushtetutën dhe institucionet e jo individët. Jemi shumë të qartë në këtë pozicion. Edhe në 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atëherë nuk mori pjesë në votim por mori pjesë në ceremoninë e betimit.”, ka shkruar ai.

You may also like