Schweinsteiger: Ditën e ditëlindjes më dërguan të luaja për ekipin e rezervave

by admin
Spread the love

Bastian Schweinsteiger është rikthyer të flasë për sezonin e tij të dytë te Manchester United. Ishte pikërisht viti kur Jose Mourinho mori drejtimin e “djajve”, ndërsa Schweinsteiger u dërgua për të luajtur me ekipin e rezervave.

Kështu, gjatë intervistës ai tha se nuk e ka kuptuar në asnjë moment vendimin e marrë nga tekniku portugez. Ai u konsiderua se nuk ishte më profesionist, diçka që sigurisht e mohoi kategorikisht.

“Në ditëlindjen time po ndërrohesha në dhomën e zhveshjes, por një person më tha që nuk mund të hyja dhe se duhej të luaja me ekipin rezervë. Isha shumë i trishtuar sepse askush nuk më fliste.

Më pas fola me Mourinhon dhe ai më shpjegoi diçka që thjesht nuk e kuptoja, kishte të bënte me dëmtimin e dytë që kisha pasur. Kisha respekt të madh për të, sigurisht, por nuk mund ta kuptoja pse nuk më lejuan të stërvitesha me ekipin e parë. Ata nuk besonin më se isha profesionist, por kjo nuk ishte e vërtetë”. /oversport.tv

You may also like