Scaloni flet pas triumfit: Ende nuk po e besoj, merita është e gjitha e lojtarëve

by admin
Spread the love

Padyshim që pas fitimit të Kupës së Botës edhe emri i Lionel Scalonit do të shkruhet me gërma të arta në historinë e Botërorëve dhe Argjentinës. Tekniku i “Albiceleste” u ndal për mediat pas fitores në finale ndaj Francës dhe nuk tregoi emocionet e tij të para për këtë trofe.

“Akoma nuk jam duke e besuar. Është diçka shumë e bukur të jesh kampion bote”, u shpreh fillimisht Lionel Scaloni.

Më pas ai ka dhe një koment për faktin se ekipi i tij vuajti shumë edhe pse kishte mundësi që ta mbyllte ndeshjen më parë. “Nuk mund të ndodhte ndryshe veçse të vuanim shumë, por kjo skuadër është e krijuar për të vuajtur dhe di shumë mirë se si të reagojë.

Jam shumë i emocionuar dhe krenar për lojtarët e mi, pas shumë kritikash do të shijojmë triumfin sepse e kemi merituar. Gjithçka është meritë e lojtarëve të mi, kemi qenë një grup fantastik”, përfundoi Scaloni. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like