Satelitët shqiptarë në orbitë, Rama: Do të jenë si kryeinspektorë, por pa miq, kushërinj e shok partie

by admin
Spread the love

Satelitët shqiptarë në orbitë, Rama: Do të jenë si Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për satelitët shqiptarë që pritet të lëshohen në hapësirë, për të cilët tha se do të jenë një ndihmë e madhe, pasi do të sinjalizojnë rreziqet potenciale që mund t’i kanosen vendit tonë.

Sipas tij, këta satelitë do të jenë në rolin e kryeinspektorëve, por që nuk do të kenë as miq e as kushërinj për t’u korruptuar.

“Benefitet e satelitëve do të jenë fantastike për njerëzit. Kam parë komente nga më absurde, i falënderoj ata që i bëjnë se kemi nevojë edhe të qeshim, por s’kanë lidhje fare. Satelitët që ne do të lëshojmë do të na shërbejnë drejtpërdrejtë për bujqësinë, për energjinë, për mjedisin, rendin, infrastrukturën dhe mbi të gjitha do të lehtësojnë shumë marrëdhënien e shtetit me njerëzit, duke dobësuar në mënyrë shumë të ndjeshme fuqinë e inspektoriateve, që janë një nga burimet e problemit që kanë njerëzit me shtetin për shkak të rryshfetit,  arbitraritetit, arrogancës në sjellje, sepse do kemi një kryeinspektor që do jetë larg, dhe nuk do ketë as kushërinj në Shqipëri as miq, as shokë partie, klientë.

Do jetë nga qielli dhe do na thotë që këtu ka problem potencialisht një zjarr këtu ka problem me prekjen e shtrati të lumit, ka problem me burimet e energjisë, një ndërtim pa leje. Do dimë në kohë reale sa metra tokë janë mbjellë në Shqipëri, me çfarë janë mbjellë, sa është prodhimi. Janë gjëra fantastike që normalisht këtu në tokë duhet t’i bëjë një ushtri e tërë me zyra, departamente, shefa, miq ndërhyrje partie etj, ndërkohë që sateliti do na japë në fund të çdo ditë të dhënat, dhe një precizion që shkon deri në 70 metra katrorë”, tha Rama.

You may also like