Sarri: Treguam personalitet në një fushë të vështirë, kualifikimi mbetet i hapur

by admin
Spread the love

Pas disfatës përballë Portos në Europa League, Maurizio Sarri shfaqet i mërzitur po vazhdon të besojë tek kualifikimi në turin tjetër të kompeticionit:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë përballë një skuadre shumë të fortë. Të vjen keq që pjesa e para përfundoi në barazim, sepse kishim mundësi që ta mbyllnim në avantazh, por gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit”, ka thënë trajneri i Lazios.

“Kur pësuam golin e dytë u hodhën në sulm dhe mund të barazonim ndeshjen me Felipe Anderson. Krijuam të njëjtat raste për gol që krijuan edhe ata.

Skuadra luajti me personalitet në një stadium të vështirë. Kemi bërë një hap përpara. Para tre muajsh kjo ndeshje do të na vinte në shumë vështirësi”, ka vazhduar tekniku.

“Në ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë gola pa rrezikuar. Me rregullat e reja, goli në transfertë nuk vlen. Sfida e kthimit do të jetë e vështirë, por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.

Porto është një skuadër e fortë. Në 11 muajt e fundit ka eliminuar Juventusin dhe Milanin nga Champions, nuk është e lehtë që të fitosh këtu”, ka përfunduar Sarri. / Oversport.tv

Foto: Lazio Twitter

You may also like