Sarri kërkon një mesfushor, objektivi kryesor është lojtari i Chelsea

by admin
Spread the love

Pas takimit të zhvilluar midis Maurizio Sarrit, Claudio Lotitos dhe Igli Tares, te Lazio janë bërë të qarta objektivat e merkatos. Kështu tekniku italian i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i afrojnë një prej lojtarëve që ka pasur në dispozicion te Chelsea.

Bëhet fjalë për mesfushori Ruben Loftus-Cheek. Nën drejtimin e Sarrit, mesfushori anglez zhvilloi një sezon shumë të mirë. Trajneri aktual i Lazios sakaq e njeh shumë mirë anglezin dhe për këtë arsye e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Nga ana tjetër edhe Loftus-Cheek është i hapur për një transferim te Lazion nën urdhrat e Sarrit. Problemi i vetëm mbete situata aktuale e Chelsea. Pas ngrirjes së aseteve dhe kufizimet e vëna nga qeveria angleze, të gjitha aktivitetet e merkatos janë të bllokuara për blutë. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like