Sarkozy tremb PSG! Ish-presidenti francez aludon për një largim të mundshëm të Mbappe

by admin
Spread the love

Një vit më parë, lamtumira e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain dukej e qartë, por në fund kampioni francez vendosi të rinovojë edhe një sezon.

Pas këtij vendimi, sipas njerëzve të afërt të futbollistit, ai që e bindi të qëndronte ishte ish-presidentit  Nicolas Sarkozy, i cili nuk do të donte të shihte largimin e një prej futbollistëve më të mirë francez të ikte nga Franca.

Dje, në hapësirat e një eventi në Spanjë, vetë Sarkozy bëri disa deklarata që trembin pak tifozët e PSG-së: “E njoh Kylian, më pëlqen, por nuk jam zëdhënësi i tij. Më pëlqen edhe Real Madridi, shkoj shpesh për të parë ndeshjet e tyre dhe Florentino Perezin e njoh mirë, e admiroj. Por Mbappé qëndroi në Paris dhe nuk ka rëndësi përse, ajo që ka rëndësi është që ai qëndroi! Jam i lumtur që qëndroi, por mendoj se Real Madridi është më i miri ekipi në botë”.


Top Channel

You may also like