SARAJEVË – Kristo: Marrëdhëniet miqësore shqiptaro-boshnjake duhet të forcohen

by admin
Spread the love

SARAJEVË, 7 korrik /ATSH-FENA/ – Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministri Edi Rama diskutuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy vendeve dhe theksuan nevojën për forcimin e tyre në të ardhmen.

”Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të forcohen edhe më tej në të ardhmen, si marrëdhëniet tona ashtu edhe bashkëpunimi ynë rajonal dhe sigurisht bashkëpunimi ynë dypalësh”, deklaroi Kristo.

”Ky bashkëpunim duhet të jetë përmes intensifikimit të bisedimeve në nivel institucional si dhe përmes dialogut politik. Shpresoj dhe jam e bindur se vizita e sotme e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama do të kontribuojë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tona”, tha ajo.

Kristo theksoi se informoi palën shqiptare për situatën aktuale politike dhe marrëdhëniet në BH, veçanërisht nga aspekti i funksionimit dhe kompetencat e institucionit të Këshillit të Ministrave të BH.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama theksoi nevojën e forcimit të marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se po punohej për hapjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë.

Rama tha se kishte vizituar në Sarajevën për të informuar kryetaren e Këshillit të Ministrave për samitin e Berlinit, që do të zhvillohet në tetor në Tiranë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like