Sanchez: Për Marseille më bindi mesfushori i Interit, rikthej skuadrën te trofetë

by admin
Spread the love

Alexis Sanchez u prit si hero në Marseille, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën, teksa më pas ka dalë në konferencën për shtyp të prezantimit, ku ka njoftuar se ka vendosur të mbajë fanellën me numrin 70.

Kileni deklaroi se ka mbetur i mahnitur nga pritja që i rezervuan tifozët dhe se objektiv primar ka të rikthejë Marseillën te trofetë, ashtu siç bëri edhe te Interi, kur u transferua në verën e 2019-ës.

“Të them të drejtën u befasova nga pritja, pasi nuk e kisha imagjinuar. E di mirë peshën e fanellës dhe rëndësinë e klubit, ndaj jam gati të jap maksimumin për të rikthyer ekipin te trofetë, pak a shumë njësoj siç bëra me Interin”, deklaroi Sanchez.

Më pas sulmuesi 34-vjeçar kilen shpjegoi edhe arsyet pse zgjodhi t’i bashkohet Marseilles, duke qenë se ishte një lojtar i lirë dhe mund të firmoste me cilin klub të donte.

“Kam luajtur në Itali, Spanjë e Angli, ndaj një eksperiencë në Francë më mungonte në karrierën time. Shoku im te Interi, Agoume më ka folur gjithmonë mirë për Marseille dhe nuk u mendova dy herë”, u shpreh Sanchez.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like