“San Siro” i ezauruar! Nuk ka më bileta për ndeshjen Milan-Rennes, mbi 7000 francez në Itali

by admin
Spread the love

Milani kurrë nuk e ka fituar as Kupën UEFA, dhe asnjë italian nuk e ka fituar ndonjëherë Europa League dhe kështu e vetmja mënyrë që kuqezinjtë ta kthejnë një sezon zhgënjyes në një sezon pozitiv është të përpiqen të arrijnë në finale në Dublin dhe pengesa e parë në këtë kupë është skuadra franceze e Rennes.

Për të dëshmuar rëndësinë që kuqezinjtëi jepin kompeticionit, presidenti Gerry Cardinale do të rikthehet në San Siro nesër në mbrëmje dhe i ka dhënë mesazhin trajnerin Stefano Pioli që në fushë të jetë ekipi më i mirë.

“San Siro” për ndeshjen e mbrëmjes të së enjtes është krejtësisht i mbushur, të gjitha biletat e shitura. Sipas klubit italian priten 66 mijë shikues, mbi 7 mijë prej të cilëve do të jenë nga Franca.

Kjo është arsyeja pse, në marrëveshje me UEFA-n, Selinë e Policisë dhe Rennes, u vendos të zgjerohej sektori i mysafirëve: përveç Unazës së Tretë të Gjelbër të zakonshme (4500 vende), do të shtohet në dispozicion një zonë e krijuar në unazën e tretë të kuqe për tifozët francez.


Top Channel

You may also like