San Antonio i rikthehet fitores pas 13 humbjeve – Shqip

by admin
Spread the love

Katër ndeshje të zhvilluara dhe katër fitore të skuadrave vendase është epilogu i ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra e Dallas në një ndeshje spektakolare shënoi fitorë të rëndësishme, duke mundur Philadelphia me rezultat 133-126. Më efikas te vendasit ishin dyshja Donçiq-Erving të cilët realizuan 82 pikë. Në krahun tjetër, Embiid realizoi 35 pikë.

Fiton edhe skuadra kampione e Golden State, që mundi Clippersin me rezultatin 115-91. Jordan Poole me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors.

Washington, mundo Toronton me rezultatin 119-108 Më efikas ishte Kuzma me 30 pikë. San Antonio pas 13 humbjeve i rikthehet fitores, kësaj radhe mundi Indianan me rezultat 110-99. Sochan me 22 pikë e 13 kërcime ishte më miri në këtë ndeshje.

 

 

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Toronto, 119-108

Dallas – Philadelphia, 133-126

San Antonio – Indiana, 110-99

Golden State – Clippers, 115-91

 

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like