Samsung prezanton kufjet me material të ricikluar

by admin
Spread the love

Me rastin e Unpacked 2022, kushtuar prezantimit të Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4, Samsung zbuloi edhe kufjet Galaxy Buds2 Pro.

E veçanta e këtyre kufjeve, në fazë krijimi, është se përbëhen me material të ricikluar më shumë se 90%.

Bëhet fjalë për një fazë të re të nismës Galaxy for the Planet, e njoftuar në fillim të vitit me rastin e prezantimit të smartphone Galaxy S22, të parët e grupit të pajisjeve të lindura nga materiale të ricikluara. Te kufjet Galaxy Buds2 Pro, Samsung përdor 29 gramë plastikë, nga këto, më shumë se 27 gramë janë materiale të ricikluara.

“Secili prej këtyre komponentëve përmban të paktën 20% të rrjetave të peshkimit të hedhura (plastikë e nxjerrë nga oqeanet) ose materiale të ricikluara post-konsum” – shpjegon kompania.

“Rrjetat e peshkimit të ricikluara janë përdorur në tre komponentë të brendshëm të kutisë së rikarikimit.

Materialet e ricikluara post-konsum janë përfshirë në tetë komponentë të jashtëm – katër elemente në pjesën e përparme majtas / djathtas dhe në atë të pasme majtas / djathtas të kutisë së rikarikimit të të dy kufjeve dhe katër elemente të kutisë së rikarimit: dekorimi i jashtëm, pjesa e brendshme lart e poshtë.

Samsung thekson se edhe seria e re e Galaxy Z përdor materiale plastike të rikuperuara nga oqeanet në komponentët kyç dhe 100% letër të ricikluar për paketim.

Shoqëria ndër të tjera synon të reduktojë vëllimin e paketimit deri në 58% krahasuar me modelet e mëparshme të telefonave të palosshëm Galaxy, e barabartë me një kursim prej 10,000 tonësh emetime karboni të lidhura me transportin këtë vit.

Samsung Galaxy Buds2 Pro mund të funksionojnë me smartphone, tablet, smartwatch, PC dhe smart TV. Buds2 Pro kanë edhe funksionin SmartThings Find gjë që do të thotë se do të merrni një njoftim në pajisjen Galaxy, kur do t’i shkëpusni kufjet, edhe kur janë offline.

Kufjet Galaxy Buds2 Pro janë në tri ngjyra dhe kushtojnë duke nisur nga 229,00 euro.

You may also like