Sali Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi miraton kërkesën e SPAK. PD proteston jashtë parlamentit – Shqip

by admin
Spread the love

U zhvillua seanca e radhës parlamentare. Kuvendi miratoi me 75 votat pro të socialistëve heqjen e imunitetit për Sali Berishën, duke vendosur kështu në favor të kërkesës së SPAK për autorizim për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Seanca u zhvillua si zakonisht muaj e fundit mes kaosit pasi deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese.

Sali Berisha ndodhej në seancë kur u miratua kërkesa e SPAK. Ai nuk pranoi të fliste kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha të drejtën e fjalës. Ndërkohë deputetët e PD-së vijuan atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Një pjesë tjetër e tyre qëndronte jashtë pasi ishin përjashtuar nga seanca.

Jashtë Kuvendit, PD zhvilloi protestë. Atje u mblodhën dhjetëra qytetarë ndërkohë që ishtengritur edhe një podium. Pas seancës parlamentare asaj iu bashkua edhe Sali Berisha. Ai e konsideroi vendimin e Kuvendit antikushtetues ndërsa i bëri thirrje degëve që të mobilizojnë anëtarësinë dhe mbështetësit e PD. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa problematika. Policia e Shtetit kishte marrë masat e saj për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Pas përfundimit të seancës parlamentare që i hoqi imunitetin, Sali Berisha iu bashkua turmës që protestonte jashtë Kuvendit. Ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje degëve të PD-së që të mobilizojnë me të gjitha mundësitë anëtarësinë. Ai u shpreh se tashmë është koha për veprim për ata që duan të ngrihen.

“Është koha të mobilizoheni më të gjithë mundësitë dhe forcën anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, simpatizantët tanë. Është koha të bëhemi zëdhënës të atyre që duan të ngrihen o sot o kurrë për veprim. Është koha të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve. Është koha të jemi në krye të guximtarëve për ti udhëhequr ata drejt fitores”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se opozita do ta vijojë betejën e saj.

“Ju garantoj se siç dështoi regjimi i krimit të mposhtë opozitën më 9 Shtator, do të dështojë sot shumë më me turp. Fitorja jonë është e sigurt”, tha ai.

You may also like