Sali Berisha bën deklaratën e papritur për Tom Doshin

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Shkodër ku prezantoi Bardh Spahinë si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, nuk la pa përmendur edhe Tom Doshin. Edhe pse më parë Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij, sot e zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se ai është ‘lule’ po ta krahasosh me Ramën.

Deklarata e Berishës:

“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama, kur pati sherr Doshi me Metën, thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita. Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.

You may also like