Salah përjeton tmerrin në Sierra Leone, tifozët futen në fushë për ta sulmuar, në fund shpëtohet nga ushtria

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Egjiptit dhe Liverpoolit, Mohamed Salah është përballur me një situatë të rëndë.

Ai arriti të shmangë lëndimet pasi u sulmua nga tifozët që u futën në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese të Egjiptit për Kupën e Botës ndaj Sierra Leones.

Egjipti doli fitimtar që shënoi dy herë në fitoren 2-0 që i ka vendosur në krye të Grupit A me 6 pikë nga dy ndeshje.

Salah luajti 90 minutat e plota për vendin e tij, por gjithçka nuk shkoi mirë. Tifozët vendas u futën në fushë duke dhuruar skena tronditëse në Sierra Leone.

Madje aty krisën edhe grushtet, pasi tifozët u përpoqën t’u afroheshin superyjeve – me disa që kishin synim të qartë Salahin.

Me intervenimin e stafit të sigurisë tifozët mysafirët u larguan nga fusha e lojës.

Salah u mbrojt nga shokët e skuadrës dhe disa pjesëtarë të stafit të sigurisë, pasi tifozët u nisën drejt tij duke mos i lënë çdo kontakt fizik. Madje pas një kohe u futën në fushë edhe ushtria, që e ruajtën me armë të gjata.

Salah do të rikthehet në aksionin të shtunën, kur Liverpool do të udhëtojë te Manchester City.

 

You may also like