Sadije Aliti pjesëmarrëse në Festivalin ndërkombëtar të artit, muzikës dhe poezisë Kytahja në Turqi – Shqip

by admin
Spread the love

Poezia “A do t’më falësh nënë”, përzgjidhet në mesin e poezive më të mira në Festivalin ndërkombëtar tëartit, muzikës dhe poezisë në Kytahja në Turqi. Poetja tetovare morri pjesë në këtë festival me ftesë nga Drejtoria për kulturë e kësaj komune duke përfaqësuar Maqedoninë e Veriut dhe kulturën e letërsinë shqiptare në përgjithësi.

Në Festivalin ndërkombëtar tëartit, muzikës dhe poezisë të organizuar nga Komuna eKytahjas morën pjesë poet, valltarë dhe artistë nga shumë vende dhe krahina të Turqisë, pjesëmarrës ishin edhe artistë nga Maqedonia e Veriut, Kazakistani dhe Indonezia.

Sadije Aliti, pjesëmarrëse në këtë festival ndërkombëtar theksoi se është një nder i veçantë që i bëhet poezisë e krijimtarisë sime letrare, me kënaqësi e prita dhe iu përgjigja ftesës, aty u prezantuan poetë nga shumë rajone e qytete të Turqisë dhe jashtë saj, pati edhe prezantime muzikore, këngë e valle popullore.

“Poezia ime u mirëprit nga publiku pjesëmarrës, sa që zonja FatmaËshëk, gruaja e kryetarit të Komunës, duke ndarë dhuratën e festivalit me lot ndër sy më tha se kjo poezi na përloti të gjitha grave, na solle shumë emocione, sidomos për nënën”- theksoi Aliti.

Jëlldërëm Akgyl, përgjegjës i sektorit të kulturës në këtë Komunë, poet e këngëtar, mes tjerash theksoi se ky festival ka një rëndësi të madhe për artin e kulturën sepse mbledh në një vend artist e artiste, poet, këngëtarë e valltarë nga shumë vende për të prezantuar traditën e artit, foklorit e krijimtarinë artistike.

Ky festival pati fituar vëmendjen dhe vlerësimin e qytetarëve, u ndoq me shumë interes gjatë tri netëve të festivalit. Banorët e Kytahjas e mbushën hapësirën para komunës.

Kryebashkiaku, i cili falënderoi artistët një nga një dhe dhuroi dhurata Dr. AlimËshëk tha: “Ne jemi qyteti i dy mjeshtërve me famë botërore që janë bërë marka në kulturë dhe art. Njëri nga këta dy mjeshtër është Ahmeti nga Hisari dhe tjetri është AhmetYakupoğlu. Dëshiroj të falënderoj edhe një herë këta artistë që na nderuan vërtet në një ngjarje të tillë ndërkombëtare këtë vit në sezonin e Kulturës dhe Artit, ky qytet nuk do t’i harrojë ata. Besoj se këta artistë do t’i ftojmë patjetër në qytetin tonë në festivalet e rradhës. Na kanë mbushur me art gjatë netëve të festivalit në qytetin tonë”- tha ai.

Kryetari dr.pr.AlimËshëk mes tjerash tha se: “Kytahja është qyteti i parë në Turqi që përfshihet në rrjetin e qyteteve krijuese të UNESCO-s në fushën e artizanatit dhe arteve popullore. Prandaj, artizanati dhe artet popullore që na mundësojnë ta marrim këtë titull janë tjegulla, qeramika dhe porcelani.Dëshiroj të falënderoj të gjithë mysafirët dhe artistët tanë, që u përpoqën të paraqesin më të mirën e poezisë, fjalës dhe folklorit, që na bënë të përjetojmë ditë të paharrueshme në qytetin tonë në këto tre ditë”.

Poezinë “A do t’më falësh nënë” autorja e lexoi në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën turke e prezantoi JëlldërëmAkgyl, e cila u mirëprit nga të pranishmit.

Kytahja është një qytet në Turqinë perëndimore i cili shtrihet në lumin Porsuk, në 969 metra mbi nivelin e detit. Popullsia e saj është 263,863 banorë, qytet me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit, por edhe me një pasuri të madhe arkeologjike e historike./KlanMacedonia

You may also like