Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin në Gjermani, në një mbrëmje artistike e letrare u organizua takim kulturor “Portret letrar-krijimtaria letrare e Sadije Alitit”, autore, poete, profesoreshë, gazetare, humaniste e veprimtare nga Tetova për promovimin e krijimtarisë letrare. Në fillim të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin Dr.Ylber Sela, i cili theksoi se në angazhimin e tij në këtë ambasadë krahas veprimtarive të tjera, kjo mbrëmje dhe ky aktivitet është i pari në mandatin tij si ambasador, për të shënuar edhe një rrugëtim të mbarë edhe për organizime të tjera artistike, me aktivitete tjera kulturore, se ai dhe ambasada do të jenë çdo herë në mbështetje e përkrahje. Ai poetes i dhuroi një dhuratë modeste në shenjë faleminderimi për kontributin e dhënë për afimrimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Ballkan e më gjërë, me dëshirë që promovime të ketë edhe në qytetet tjera në Gjermani. Një vlerësim mbi poezinë dhe krijimtarinë letrare të poetes tetovare prezentuan Mimoza Veliu dhe Vjollca Hajdari, ndërsa poezi në gjuhën shqipe dhe gjermane recituan Ramie Zogjani dhe Rudina Zeqiri. Aktivitetin kulturor e moderoi zonja Afërdita Suka. PROGRAM…
Tag:
Sadije
-
-
Shoqata ndërkombëtare e krijuesve dhe artistëve letrarë “Nekazano” nga Tivari në Mal të Zi mblodhi për…
-
News
Sadije Aliti pjesëmarrëse në Festivalin ndërkombëtar të artit, muzikës dhe poezisë Kytahja në Turqi – Shqip
by adminPoezia “A do t’më falësh nënë”, përzgjidhet në mesin e poezive më të mira në Festivalin…
-
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka zhvilluar sot një vizitë në Mitrovicë…