Sacchi: Titulli? Nuk ka diferencë të madhe pikësh, por Milan duhet të zbresë si ekip në fushë

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Milan-it, Arrigo Sacchi ka folur së fundmi për skuadrën e “Djallit” dhe situatën ku ndodhet aktualisht.

Ndërsa e ka vënë theksin te fitorja ndaj Frosinone-s në takimin e fundit, Sacchi tha në një prononcim për mediet italiane se Milan ka dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara dhe sipas tij nëse bën lojën që zhvilloi në sfidën e fundit, mund të ketë sukses.

“ ‘Kuqezinjtë’ fituan ndaj Frosinones të shtunën në mbrëmje, por tani duhet vazhdimësi për të dalë nga kriza dhe për t’u larguar nga periudha negative e dy muajve të fundit. Angazhimi i dyfishtë që pret skuadrën e Piolit është një mundësi joshëse, fillimisht në Bergamo kundër Atalanta-s dhe më pas në Angli kundër Newcastle, ku Giroud dhe shokët e tij do të përpiqen t’i japin vetes një të ardhme evropiane”-tha ai.

Sa i përket garës për titullin, Sacchi shtoi se nuk ka ndonjë diferencë të madhe pikësh, por theksoi se së pari ekipi “kuqezi” duhet të luajë si një grup.

“Milani është gjashtë pikë prapa, nuk është një hendek sensacional. Megjithatë, duhet të gjejnë një ekuilibër në fushë, duhet të bëhen një ekip. Besoj se nëse arrijnë të bëjnë këtë hap, atëherë do të mund të jenë seriozisht në garë për titullin”-deklaroi ai./ Super Sport


Top Channel

You may also like