Sacchi “ngel në klasë” Leaon: Pa karakter, te Milani im do të ishte rezervë!

by admin
Spread the love

Rafael Leao konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm në organikën e Milanit. Jo më kot drejtuesit kuqezinj i rinovuan kontratën portugezit deri në vitin 2028, duke garantuar edhe një pagë të majme.

Këtë sezon, në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Champions League, 24-vjeccari ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar katër asiste. Mirëpo, për një nga legjendat e trajningut italian dhe të Milanit si Arrigo Sacchi, Leao nuk do të duhej të ishte në 11-tëshen titullare. Sacchi shprehet se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë portugezin do ta ulte në stol.

“Për mua Milan është skuadra më e fortë në këtë sezon dhe sa i përket titullit, gjithçka varet nga vetë ata. Tani ata duhet të luajnë në grup sepse vetëm kështu mund ta vendosin në vështirësi kundërshtarin. Leao? Në skuadrën time nuk do të ishte titullar, i mungon karakteri që një lojtar duhet ta ketë që në fillimet e tij pasi më vonë është i vështirë për t’u fituar”, u shpreh Sacchi.


Top Channel

You may also like