Sabiani, i gatshëm ‘për të paguar’ miliona dollarë që Kejsi të largohet nga Big Brother (FOTO)

by admin
Spread the love

Sabiani është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, teksa vitin e kaluar ai u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Sakaq, në edicionin e dytë të këtij programi, pjesëmarrëse është e bija e tij e vetme, Keisi.

Në fillim ishte krenar për lojën e së bijës, teksa tashmë nuk i pëlqen aspak lidhja e saj me artistin e njohur Krist Aliaj. Këngëtari është shprehur kategorikisht kundër kësaj lidhje, teksa ka pasur edhe disa reagime në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve.

Sakaq, me përjashtimin e Emirjona Lekbellos nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e sotme, ai i ka bërë një thirrje publike përmes një postimi në rrjete sociale ish-miss-it të njohur. Përmes një formati ‘Ëanted (në shqip: kërkohet), Sabiani ka vendosur foton e së bijës, teksa duket se është i gatshëm ‘të paguajë miliona dollarë’ që Keisi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.

“Emirjona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Duket se Sabiani po e vuan vërtetë lidhjen e së bijës me Kristin, teksa pak ditë më parë, ai e ka hequr Keisin edhe nga rrjetet sociale.

You may also like